Amir Rrahmani zhvilloi një paraqitje dinjitoze ndaj Barcelonës në duelin e parë të vlefshëm për raundin e 1/8-ve të Championsit, që përfundoi me shifrat 1-1.
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës ishte titullar, teksa u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.
Vetëm 4 lojtarë në radhët e Napolit janë vlerësuar me notën më të lartë në këtë duel.
Bëhet fjalë për portierin Meret, mbrojtësin Olivera, mesfushorin Anguisa dhe autorin e golit Osimhen.
Për sa i përket statistikave, Rrahmani regjistroi 90 % të pasimeve të sakta, si dhe fitoi 2 nga 3 duelet ajrore me kundërshtarët dhe 3 nga 5 duelet për sa i përket lojës me këmbë. Gjithashtu Rrahmani, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Partizanit, spastroi 7 herë zonën e Napolit.
© SYRI.net