Superliga e Kosovës/ Ballkani ngec ndaj Feronikelit, Drita merr pikë të plota përballë Lirisë

Superliga e Kosovës/ Ballkani ngec ndaj Feronikelit, Drita merr pikë të plota përballë Lirisë

18:28, 16/02/2024
A+ Aa A-

U luajtën këtë të premte tri ndeshjen e para të javës së 20-të të Superligës së Kosovës, në të cilat u shënuan dy barazime.

Kështu, Ballkani kampion në fuqi nuk ia doli të merrte pikë të plotë përballë Feronikelit ’74, edhe pse përballë kishte një kundërshtar në letër më të dobët e që synim primar ka qëndrimin në elitë.

Ky takimi u mbyll në barazim 2-2. Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 16-të nga këmbët e Granit Musës, por Walid Hamidi (30’) barazoi shifrat në 1-1 pa u mbushur gjysmë ore lojë.

Kur pritej që ekipet të shkonin në pushim me këtë rezultat, Alban Shillova shënoi për epërsinë 1-2 të miqve.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin dukshëm skuadër më e mirë, por nuk arritën ta tundnin më shumë se një herë rrjetën e Fronikelit.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 50-të me anë të Vesel Limaj.

Pa fitues u mbyll edhe takimin mes Gjilanit dhe Prishtinës. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. E zhbllokoi rezultatin Jarovic, por kur ndeshja po i afrohej fundit barazoi Limani.

Sfida e tretë, ajo mes Lirisë dhe Dritës u mbyll me fitore minimale të “Intelektualëve” falë golit të Krasniqit në minutën e 52-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco