Edon Zhegrova dekorohet me medalje nderi në Francë

Edon Zhegrova dekorohet me medalje nderi në Francë

15:03, 06/02/2024
A+ Aa A-

Edon Zhegrova ka nisur të lërë gjurmë në Francë. Ylli kosovar po shkëlqen në fanellën e Lille, ku është bërë titullar i padiskutueshëm dhe njëri prej lojtarëve më të dalluar në kampionatin francez.

Për këtë arsye, “Messi i Kosovës” është nderuar me medalje nderi nga David Heiremans, kryetar i bashkësisë së Wervicq-Sud, në Francë.

24-vjeçari ishte protagonist i Lille në fundjavën që shkoi duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asistim në fitoren 4-0 ndaj Clermont Foot, ku edhe u përfshi në ekipin e javës në Ligue 1.

Në total, Zhegrova ka realizuar 8 gola dhe i ka bërë 8 asistime në të gjitha garat në këtë edicion.

Nëse vazhdon me formë të tillë, futbollisti ofensiv gjatë verës që vjen mund ta bëjë një hap gjigant në karrierë duke u transferuar në një klub më të madh evropian.

Edon Zhegrova është sot futbollisti më në formë i Kombëtares së Kosovës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco