Edon Zhegrova më mirë se Mbappe, zgjidhet në formacionin e javës në Francë

Edon Zhegrova më mirë se Mbappe, zgjidhet në formacionin e javës në Francë

13:26, 05/02/2024
A+ Aa A-

Edon Zhegrova është padyshim një nga lojtarët më në formë të momentit në Francë Ligue 1.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shkëlqeu në ndeshjen e mbrëmshme kundër Clermont, të cilën skuadra e tij e fitoi me shifrat e thella 4-0.

Ai dha asist në minutën e 24-t, ndërsa në minutën e 40-të vulosi sfidën me një supergol.

Anësori realizoi një gol spektakolar, teksa goditja e tij nga distanca nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Falë kësaj performance ai ka arritur të bëhet pjesë e formacionit të javës në Francë, duke lënë pas emra të njohur si Kilian Mbappe dhe Marco Asensio të PSG-së.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco