Kupa e Kosovës/ Llapi ngec në Mitrovicë, thyhet pas 120 minutave

Kupa e Kosovës/ Llapi ngec në Mitrovicë, thyhet pas 120 minutave

18:21, 04/02/2024
A+ Aa A-

Kompletohen tetë skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Kosovës. Ballkani, Drita, Dukagjin dhe Trepça ’89 festuan falë fitoreve në shtepi.

Skuadra nga Mitrovica e pati më të vështirë, pasi kishte nevojë për 120 minuta lojë për të kaluar Llapin (4-3).

Ballkani u fal golit të Vesel Limajt për të thyer Vëllaznimin. Sukses minimal edhe për Dukagjinin kundër Dinamo Ferizajt (Merlaku).

Drita fitoi 3-0 kundër Rilindjes (Krasniqi 2x, Baftiu), ndërkohë që dramatike ishte dueli Trepça ’89-Llapi, me vendasit që triumfuan 4-3 në shtesë. 2-2 koha e rregullt.

Fitore e madhe e skuadrës që garon në divizionin e dytë të futbollit dardan ndaj një prej ekipeve më të forta në Superligë.

Dje u kualifikuan edhe Prishtina, Malisheva, Suhareka dhe Vjosa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco