A do marrë drejtimin e Kosovës? Ja si përgjigjet De Biasi

A do marrë drejtimin e Kosovës? Ja si përgjigjet De Biasi

12:17, 27/11/2023
A+ Aa A-

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi gjatë një interviste për Euronews Allbania është ndalur dhe tek kombëtarja e Kosovës.

De Biasi është shprehur se Kosova ka shumë lojtarë që luajnë në Europë.

“Ajo e Kosovës është një skuadër që ka vlera, cilësi, ka shumë lojtarë që luajnë nëpër Europë dhe besoj se janë kushtet për të punuar mirë. Pastaj çdo gjë varet nga ngritja e një grupi kompakt lojtarësh që mendojnë se arritja e objektiva në jetë është e mundur”-tha ai.

I pyetur se a është i gatshëm që të bëjë një bashkëpunim me Kosovën dhe të jetë trajner i skuadrës së saj, De Biasi theksoi: Për momentin jo nuk jam kontaktuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco