Drita fiton derbin e Gjilanit teksa mposhti Gjilanin me shifrat 2-0.
Drita shënoi nga një gol për pjesë teksa ai që hapi llogaritë e takimit ishte Ajzeraj në minutën e 32-të ndërsa Tahiri vulosi suksesin me golin e shënuar në minutën e 78-të.
Pas këtij suksesi, Drita shkon në kuotën e 15 pikëve në vend të tretë, ndërsa Gjilani mbetet në vend të shtatë me shtatë pikë.
Në ndeshjen tjetër, Dukagjini barazoi 1-1 me Feronikeli 74. Vendasit kaluan të parët në epërsi falë golit të Iljasa Zulfiut në minutën e 44-t, por u barazuan në pjesën e dytë nga Avdyli.
Pas këtij rezultati, Dukagjini renditet në vendin e gjashtë me tetë pikë ndërsa Feronikeli 74, mbetet në vendin e tetë me shtatë pikë.
© SYRI.net