Lajmi i fundit

EMRAT- DETAJE/ Konflikti në Laknas, ja kush është autori dhe viktima

Spektakël i Zhegrovës në Francë, driblon dy lojtarë dhe realizon një gol kryevepër

Spektakël i Zhegrovës në Francë, driblon dy lojtarë dhe realizon një gol kryevepër

17:11, 01/10/2023
A+ Aa A-

Edon Zhegrova gjeti rrugën e rrjetës në elitën e kampionatit francez, Ligue 1.

Sulmuesi i Kosovës realizoi në minutën e 40-të për Lille në ndeshjen që këta të fundit luajtën në transfertë ndaj Le Havre. 24-vjeçari realizoi në mënyrën e tij teksa dribloi bukur dy kundërshtarë dhe më pas me të majtën lëshoi një “predhë” me topin që u preh në rrjetë.

Asgjë për të bërë nga ana e portierit kundërshtar që mundi vetëm të shijonte magjinë e sulmuesit shqiptar.

Në pjesën e dytë, Lille iu gëzua edhe një autogoli për të fituar me shifrat 0-2.

Ky trepikësh e ngjit Lille në vendin e gjashtë me 11 pikë, ndërsa për t’u theksuar se ky ishte goli i parë i Zhegrovës në pesë ndeshje të kampionatit francez.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco