Futbolli spanjoll heq fjalën 'femra' nga titulli i ekipit kombëtar

Futbolli spanjoll heq fjalën 'femra' nga titulli i ekipit kombëtar

09:34, 23/09/2023
A+ Aa A-

Lojtaret e lanë bojkotin e tyre ndaj ekipit në kohë, për një ndeshje kundër Suedisë, por po kërkojnë ndryshime të gjera në statusin e lojtarëve femra.

Duke eliminuar frazën për "futbollin e femrave" nga emri i Kombëtares së saj, Federata Spanjolle e Futbollit shpreson të tregojë se ka bërë një "ndryshim konceptual" në pikëpamjen e saj për sportin.

Mbetet për t'u parë nëse shtete të tjera do ta ndjekin këtë shembull.

Spanja e mori vendimin drejt një barazie më të madhe këtë javë në kuadrin e një marrëveshjeje midis organit qeverisës dhe ekipit të saj fitues të Kupës së Botës.

Të dyja palët kanë pasur mosmarrëveshje që kur ish-Presidenti i federatës, Luis Rubiales, puthi në buzë lojtaren Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së trofeut, kur Spanja u kurorëzua kampione bote në Australi muajin e kaluar.

Emri për ekipin e femrave përfshinte tradicionalisht frazën "de fútbol femenino" - e përkthyer si "futbolli i femrave" .

Në vazhdim, ekipet kombëtare të meshkujve dhe femrave do të njihen zyrtarisht si "Selección Española de fútbol" ose "Ekipi kombëtar i futbollit të Spanjës. "

“Më shumë se një ndryshim simbolik, ne duam që ky të përfaqësojë një ndryshim konceptual dhe njohjen se futbolli është futboll, pavarësisht se kush e luan atë”, tha presidenti i përkohshëm i federatës, Pedro Rocha./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco