Trajneri i Ballkanit/ Ilir Daja: Ne nuk fshihemi në fushë, Plzen pati fat te goli

Trajneri i Ballkanit/ Ilir Daja: Ne nuk fshihemi në fushë, Plzen pati fat te goli

10:50, 22/09/2023
A+ Aa A-

Ballkanit i mungoi fati në Çeki. Kampionët e Kosovës zhvilluan një ndeshje të barabartë kundër Viktoria Plzen, por dolën pa pikë.

1-0 për vendasit përfundoi dueli i parë i fazës së grupeve në Conference League.

Trajneri i skuadrës dardane, Ilir Daja, e cilësoi pozitive ndeshjen e djemve të tij në analizën e takimit ndaj kundërshtarëve çekë. Që u vendos nga ai gol me devijim i Kalvach (73′).

“Në fazën e mbrojtjes kemi bërë goxha mirë. Kemi pasur edhe ne situatat tona. Me një kundërshtar si Plzeni, në stadiumin e tij, kemi bërë një ndeshje të mirë karshi një kundërshtari shumë të fortë.

Goli u shënua me devijim dhe fati ishte me kundërshtarin. Kam çka t’ju tregoj çunave. Ka shumë gjëra pozitive kjo ndeshje. Nuk fshihemi në fushë. E kontrollojmë topin më shumë se kundërshtari.

Rastet që i kemi krijuar ishin me qarkullim të topit. Kemi bërë gjithçka mirë në këtë ndeshje të vështirë”, theksoi trajneri nga Tirana.

Ballkani luan sfidën e radhës europiane përballë Dinamos së Zagrebit në “Fadil Vokrri” më 5 tetor.

Skuadra kroate shkatërroi 5-1 kazakët e Astanës në ndeshjen tjetër të Grupit C në Conference League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco