Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Arbnor Muja reagon ndaj trajnerit të Kosovës: Giresse gënjen, ju tregoj si qëndron e vërteta

Arbnor Muja reagon ndaj trajnerit të Kosovës: Giresse gënjen, ju tregoj si qëndron e vërteta

18:19, 09/06/2023
A+ Aa A-

Arbnor Muja përjetoi një sezon fantastik në Belgjikë, duke fituar titullin kampion dhe Kupën me Antwerp.

24-vjeçari nga Mitrovica u transferua verën e vitit të kaluar nga Drita tek Antwerp për shumën e 400 mijë eurove.

Sulmuesi i djathtë regjistroi 33 ndeshje me kampionët e dyfishtë të Belgjikës, duke shënuar 3 gola dhe dhuruar 2 asiste.

Pavarësisht formës së mirë që po kalonte, emri i tij mungon në listën e Kosovës për dy ndeshjet ndaj Rumanisë (16 qershor) dhe Bjellorusisë (19 qershor) të vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Euro 2024.

Trajneri i “Dardanëve”, Alain Giresse, theksoi se Muja ka kërkuar garanci për të luajtur titullar.

Në konferencën e sotme për shtypin, tekniku francez i Kosovës deklaroi: “Unë i kam shpjeguar se askush nuk e ka vendin e sigurt në ekip… Dhe nëse ai mendon kështu, atëherë më mirë të mos vijë fare”.

Vetë lojtari ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku mohon në mënyrë kategorike pretendimet e Giresse.

POSTIMI I MUJËS

“Përshëndetje miq,

Deri sot kam heshtur për çështjen e mosftesës sime nga selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse.

Por sot, nuk do të heshti!

Deklarata e selektorit Giresse që unë i kam kërkuar vendin titullar në ndeshjet e qershorit, është e pavërtetë. Me selektorin Giresse dhe ndihmësin e tij kam biseduar gjatë pjesëmarrjes time në ndeshjet e Marsit.

Kërkesa ime ka qenë se ku qëndroj në planet e Selektorit Giresse për ndeshjet e ardhshme dhe pse nuk jam paraqitur kundër Izraelit dhe Andorrës.

Dhe i kam treguar që mendoj që ka qenë e padrejtë mosprezenca ime në ndeshjet e Marsit.

Secili trajner dhe staf i tyre që ka punuar me mua, e dinë të gjithë që unë një gjë të tillë nuk e kërkoj kurrë!

Emrin tim, selektori mund ta thërret, mund ta lejë në bankën rezervë, mund ta lejë edhe në tribuna, por kurrë ta njollosë!

Suksese përfaqësueses së Kosovës.

Me respekt,

Arbnor Muja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco