Jeni kuriozë? Ja sa do të paguhet Messi në MLS

Jeni kuriozë? Ja sa do të paguhet Messi në MLS

13:12, 08/06/2023
A+ Aa A-

Futbollisti i famshëm Messi ka pranuar ofertën që i ka bërë David Beckham dhe do të firmosë për Inter Miami në MLS.

“Kisha shumë dëshirë që të mund të kthehesha te Barcelona, por nga ana tjetër, pas asaj që përjetova dhe për largimin që përjetova, nuk desha që të kthehesha përsëri në të njëjtën situatë. Që të shpresoja çfarë do të ndodhte dhe që të lija të ardhmen time në dorë të tjetërkujt.

Edhe pse dëgjova që La Liga ka pranuar gjithçka dhe që gjithçka ishte gati që të kthehesha, njëkohësisht mungonin shumë gjëra të tjera që duhej të ndodhnin. Dëgjova që duhej të shitnin lojtarë, të ulnin rrogat e disa të tjerëve dhe në të vërtetë nuk desha që të kaloja këtë situatë dhe të bëhesha pjesë e këtyre gjërave”- ka thënë ai.

Por, sa do të paguhet tani?

Sipas “Marca” Messi do të ketë një pagë rreth 100 milionë euro në vit.

“Marca” raporton se oferta e MLS për Messin përfshin marrëveshje të të ardhurave dhe ndarjes së fitimeve me Apple dhe Adidas dhe një opsion për të blerë një përqindje të ekipit MLS në fund të marrëveshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco