Vedat Muriqi i shënon Valencias, kalon në avantazh Majorkën

Vedat Muriqi i shënon Valencias, kalon në avantazh Majorkën

21:12, 25/05/2023
A+ Aa A-

Vedat Muriqi është rikthyer te goli në La Liga. Shqiptari i Kosovës, ka tundur rrjetën në minutën e 64-t në duelin ndaj Valencias, duke kaluar në avantazh skuadrën e Majorkës, në duelin e vlefshëm për javën e 36-të të La Ligës. 

Ky ishte goli i 14-të në kampionat për Muriqin, që është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën e tij. 

Pas asistit të Li Kang In nga e majta, Muriqi goditi saktë me kokë, duke shënuar në portën e gjeorgjianit Mamardashvilli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco