Valon Berisha shpallet kampion, bëhet shqiptari i dytë që ngre trofeun në Australi

Valon Berisha shpallet kampion, bëhet shqiptari i dytë që ngre trofeun në Australi

18:51, 28/04/2023
A+ Aa A-

Skuadra e Melbourne Cityt sot ka festuar titullin kampion në A-League të Australisë.

Melbourne City sot luajti ndeshjen e raundit të fundit në ligë dhe mposhti 3-2 ekipin e WS Wanderers.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, nuk ishte pjesë e kësaj ndeshje, por ishte në tribuna dhe në momentin kur skuadra u bë gati për ta ngritur trofeun ai zbriti në fushë dhe festoi së bashku me bashëklojtarët e tij.

Berisha u bë kosovari i dytë që ngre një trofe të tillë në Australi, pas Besart Berishës, i cili këtë titull e fitoi katër herë gjatë karrierës me ekipet si Melboune Victori dhe Western United.

Valon Berisha gjatë këtij sezoni luajti 24 ndeshje në ligë, shënoi një gol dhe dha pesë asiste.

Ky ishte viti i tij i parë në Australi dhe në fund të qershorit ai rikthehet në ekipin e Stade Reims në Francë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco