Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Edon Zhegrova, asist në fitoren e Lille ndaj Toulouse

Edon Zhegrova, asist në fitoren e Lille ndaj Toulouse

21:43, 18/03/2023
A+ Aa A-

Pas dy barazimeve radhazi, Lille u rikthye këtë të shtunë te fitorja në Ligue 1.

Skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca mposhti në udhëtim Toulouses, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Municipal” përfundoi me rezultatin 0-2.

Edon Zhegrova la gjurmë në këtë fitore të skuadrës mysafire, pasi ishte asistues te goli i parë, që u shënua nga Alexsandro (86′). Goli i dytë u shënua nga Mohamed Bayo (90+11′).

Ylli i Kosovës në këtë ndeshje hyri si zëvendësues në minutën e 70-të.

Për të ishte ky asistimi i tij i katërt në elitën e futbollit francez këtë sezon.

Lille pas kësaj fitore ka 49 pikë dhe renditet në vendin e pestë në tabelë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco