Milot Rashica gjen golin para grumbullimit me Kosovën, i shënon skuadrës së Endri Çekiçit

Milot Rashica gjen golin para grumbullimit me Kosovën, i shënon skuadrës së Endri Çekiçit

22:33, 17/03/2023
A+ Aa A-

Milot Rashica gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen që Galatasaray po luan në Superligën turke ndaj Konyaspor, skuadrës së Endri Çekiçit.

Sulmuesi i Kosovës shënoi në minutën e 31-të teksa me anë të një lëvizje të bukur në zonë, doli i vetëm përballë portierit kundërshtar dhe aty nuk gaboi.

Për 26-vjeçarin ishte goli i dytë në 17 paraqitje me gjigantët turq me Rashicën që po kalon një formë të mirë teksa edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit regjistroi një asist në sfidën ndaj Kasimpasa.

Tashmë, te Kosova shpresojnë që Rashica të reflektojë formën edhe te përfaqësuesja Dardane teksa skuadra e drejtuar nga Allain Giresse luan dy ndeshje zyrtare për kualifikueset e Euro 2024 ndaj Izraelit në transfertë dhe më pas ndaj Andorrës në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco