Mungon Muriqi, Mallorca merr këtë rezultat në shtëpi me Real Sociedad

Mungon Muriqi, Mallorca merr këtë rezultat në shtëpi me Real Sociedad

16:40, 12/03/2023
A+ Aa A-

Mallorca barazoi në shtëpi me Real Sociedad në shifrat 1-1, në një sfidë ku mungonte për shkak kartonësh futbollisti i përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriqi.

Ndeshja nisi mirë për miqtë që shënuan që në minutën e tretë me anë të Carlos Fernandez.

Më pas ritmi i lojës ishte i ulët. Goli i barazimit u realizua në fillimin e pjesës së dytë, saktësisht në të 50′ me Kang-In Lee.

Koreanojugori kaloi dhe portierin Remiro, për ta dërguar topin në rrjetë dhe për të nisur festën në stadium.

Në vijim rastet nuk munguan, me Ndiaye që u ndal nga shtylla.

Sociedad e mbylli takimin me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Merinos (90′).

Kjo është ndeshja e katërt radhazi pa fitore në kampionat dhe e pesta në të gjitha garat.

Pavarësisht rezultateve të fundit, Sociedad ndodhet në vendin e katërt me 45 pikë, po aq sa dhe Atletico Madrid.

Mallorca në anën tjetër renditet e dhjeta me 32 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco