Xhudo/ Loriana Kuka fiton medalje bronzi në Portugali

Xhudo/ Loriana Kuka fiton medalje bronzi në Portugali

19:51, 29/01/2023
A+ Aa A-

Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix “Almada 2023” të Portugalisë.

Xhudistja kosovare medaljen e fitoi në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Në luftën për medaljen e bronztë, Kuka triumfoi ndaj jugo-koreanes, Jeongyn Lee.

Paraprakisht, xhudistja nga Peja mposhti Zanet Michalidoun e Qipros, dhe Vanessa Chalan e Ekuadorit, teksa u mposht në çerekfinale nga ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko

Në repesazh, Loriana Kuka e mposhti sllovenen, Patricija Brolih.

Për 25-vjeçaren është medalja e parë që nga 4 nëntori i vitit të kaluar, kur e fitoi të gjithashtu bronztën në Grand Slam në Baku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco