Zbulohen detajet e kontratës së Lorenc Trashit me Ballkanin

Zbulohen detajet e kontratës së Lorenc Trashit me Ballkanin

21:54, 16/01/2023
A+ Aa A-

Lorenc Trashi ka zgjedhur Ballkanin për të vijuar karrierën.

30-vjeçari i Kombëtares shqiptare ishte i lirë prej fundit të dhjetorit, pasi i përfundoi kontrata me klubin e Al Qadsia në Kuvajt.

Për Trashin shfaqën interes shumë skuadra, por në fund futbollisti zgjodhi kampionët e Kosovës, ku do të punojë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Sipas SuperSport, palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë 1.5 vjeçare, nga e cila Trashi do të përfitojë rreth 7 mijë euro në muaj.

Një rol mjaft të rëndësishëm në këtë transferim ka luajtur edhe Nderim Nexhipi, të cilin Trashi e ka pasur shok skuadre te Partizani dhe që aktualisht mban postin e drejtorit sportiv te Ballkani.

Lorenc Trashi pritet të fluturojë nesër drejt Antalias, për t’u bashkuar me kampionët e Kosovës, të cilët po zhvillojnë fazën përgatitore në tokën turke.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco