Real Madrid organizon një darkë për Vitin e Ri me ekipin, Perez mban fjalimin prekës

Real Madrid organizon një darkë për Vitin e Ri me ekipin, Perez mban fjalimin prekës

22:40, 05/01/2023
A+ Aa A-

Real Madrid ka organizuar një darkë gala, në të cilën ishin të ftuar ekipet e futbollit për meshkuj dhe femra, si dhe ekipi i basketbollit madrilen.

Klubi jo vetëm festoi fillimin e Vitit të Ri, por kujtoi edhe arritjet e skuadrave sezonin e kaluar.

Duke gjykuar nga fotot, mbrëmja ka shkuar mirë.

Në sallë u shfaqën të gjithë trofetë që skuadrat fituan sezonin e kaluar.

Florentino Perez iu drejtua lojtarëve me një fjalim të shkurtër:

“Ne mund të vazhdojmë të ndajmë gëzimin që na sjellin fitoret. Unë gjithmonë them se bashkimi me Madridin dhe të jesh pjesë e tij është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe. Duhet ta dini se ne jemi shumë krenarë për atë që keni arritur në sezonin e kaluar. Real Madridi njihet në mbarë botën për aftësinë e tij për të luftuar deri në fund për të arritur atë që konsiderohet e paarritshme. Me këtë simbol dhe këtë fanellë, ne nuk do të dorëzohemi kurrë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco