Kosovë-Armeni/ ‘Dardanët’ shmangin humbjen në ‘Fadil Vokrri’

Kosovë-Armeni/ ‘Dardanët’ shmangin humbjen në ‘Fadil Vokrri’

20:39, 16/11/2022
A+ Aa A-

Kosova nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në miqësoren ndaj Armenisë.

“Dardanët” në fakt ishin shumë pranë disfatës, por përfaqësuesen e drejtuar nga trajneri Allain Giresse e shpëtoi një gol i Rrudhanit në minutën e 92-të.

Sfida nisi keq për vendasit teksa pësuan të parët në minutën e 24-të të pjesës së parë.

Një aksion pa pretendime i armenëve nga krahu i majtë, u përfundua me gol nga ana e Shaghoyan që në fund mposhti edhe portierin Visar Bekaj.

Megjithatë, në fraksionin e dytë, pritej një reagim i Kosovës dhe ai erdhi në minutën e 67-të kur Lirim Kastrati shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar nga ana e Feratit.

Kur pritej një tjetër gol i “Dardanëve”, miqtë surprizuan duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes me Hovhannisyan që në të 82-tën ndëshkoi sërish Bekajn.

Gjithsesi, në limite, Kosova shmangu disfatën me golin e Donat Rrudhanit teksa ky test në “Fadil Vokrri” nuk la një shije të mirë, edhe pse duhet përmendur se trajneri francez kishte bërë shumë eksperimentime në formacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco