I mjaftojnë vetëm 6 minuta në fushë, sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës

I mjaftojnë vetëm 6 minuta në fushë, sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës

22:21, 13/11/2022
A+ Aa A-

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Lirim Kastrati, ka gjetur rrugën e rrjetës në elitën e futbollit maqedonas, me fanellën e MOL Feherav, në duelin ndaj Kisvardas të Jasir Asanit, që përfundoi me rezultatin 4-1.

Kastrati e nisi duelin nga stoli teksa u hodh në fushë në minutën e 59-të, vetëm 6 minuta, i mjaftuan për të tundur rrjetën, teksa shënoi golin e tretë për skuadrën e tij.

Ky ishte realizimi i dytë në 9 ndeshje të aktivizuara në kampionat për 23-vjeçarin, i cili është një produkt i Shkëndijës së Tiranës.

Gjatë karrierës së tij Kastrati është aktivizuar me skuadra si Lokomotiva e Zagrebit, Dinamo e Zagrebit si dhe Legia e Varshavës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco