Vedat Muriqi, në historinë e të mëdhenjve të klubit spanjoll

Vedat Muriqi, në historinë e të mëdhenjve të klubit spanjoll

20:50, 07/11/2022
A+ Aa A-

Vedat Muriqi nuk ka zgjedhur rastësisht Mallorcën për të vijuar karrierën, pasi sulmuesi “Dardan” dëshiron të hyjë në historinë e klubit.

Dhe është në rrugën e duhur. Drejtuesit e klubit ishullor vendosën në verë të bënin një përpjekje të madhe ekonomike për Muriqin, duke e shndërruar  blerjen më e shtrenjtë në të gjithë historinë e tij.

Ishte një lëvizje e rrezikshme, pasi kushtëzoi pjesën tjetër të merkatos.

Mirëpo, duket se kupola drejtuesi e ka fituar bastin me Muriqin.

Kanë kaluar dhjetë vjet që kur Tomer Hemed shënoi shtatë gola në trembëdhjetë ndeshjet e para të sezonit 2012-2013, statistikë që Muriqi e barazoi këtë të diel, me golin kundër Villarrealit.

Sulmuesi izraelit në atë kohë iu bashkua “vrasësve” të tjerë Mallorcës si: Dani Guiza (08/07) dhe Aritz Aduriz (10/09). Dy lojtarë që imituan atë që Walter Pandiani kishte arritur më parë në 2002-2003.

Listës së sulmuesve të mëdhenj që lanë shenjë te Mallorca në La Liga i duhet shtuar emri i Muriqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco