Krenari, prestigj dhe para/ Historia e bukur e Ballkanit Europë

Krenari, prestigj dhe para/ Historia e bukur e Ballkanit Europë

13:59, 04/11/2022
A+ Aa A-

Askush nuk do ta kishte menduar se Ballkani, debutues në arenën ndërkombëtare, do të bëhej ekipi më i suksesshëm në futbollin e Kosovës.

Skuadra nga Suhareka e nisi aventurën në kualifikueset e Champions League, por u eliminua nga Zalgiris, duke u zhvendosur në Conference League, aty ku kaloi tre kundërshtarë: La Fioritan nga San Marino, Klaksvik nga Ishujt Faroe dhe Shkupin e Maqedonisë së Veritut, në play off.

Në aspektin sportiv, Ballkani meriton respektin e të gjithëve, ndërsa në atë financiar skuadra nga Suhareka ka arritur që të arkëtojë një shifër të paimagjinueshme më parë.

Nga përllogaritja e bërë, mbi 4 milionë euro i takojnë kampionëve të Kosovës.

Ekipi dardan mori 400 mijë euro nga raundet paraeliminatore, ndërsa kalimi në grupe solli edhe 3 milionë euro më shumë.

Diçka historike, për një ekip që në maj kishte marrë të parin titull kampion e do të ishte pjesë në fazën e  grupeve të një kompeticioni të UEFA-s që në debutim. 

Pjesëmarrja ishte diçka e jashtëzakonshme, por Ballkani jo vetëm që arriti të dhuronte ndeshje të bukura, emocione e një lojë të mirë në të gjitha ndeshjet që zhvilloi, por deri në xhirot e ndeshjeve të pesta diskutoi kualifikimin për në raundin tjetër.

Megjithatë, mungesa e eksperiencës ndikoi, por kjo nuk e pengoi skuadrën e Ilir Dajës që të marrë një fitore në transfertë ndaj Sivasporin, që u rendit në vendime parë në Grupin F, dhe një barazim ndaj Cluj në Prishtinë.

Fitorja ndaj turqve shtoi të ardhurat me 500 mijë euro të tjera, ndërsa barazimi në shtëpi ndaj rumunëve të Kluzh i shtoi Ballkanit solli dhe 166 mijë euro.

Po ashtu kampionët e Kosovës morën dhe 115 mijë euro nga koeficienti dhjetëvjeçar i UEFA-s. 

Në total, Ballkani nga paraqitja në arenën evropiane merr 4 milionë e 182 mijë euro, sipas “football-coefficient”.

Shifër e konsiderueshme për një skuadër nga Kosova, që i jep garanci për të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco