Lajmi i fundit

LIVE SYRI TV/ Këndi i Pano Sokos: Shqiptarët që ikin

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Xhudos, mëson kundërshtaren e saj

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Xhudos, mëson kundërshtaren e saj

10:43, 07/10/2022
A+ Aa A-

Distria Krasniqi po vazhdon me formë fantastike sot në Kampionatin Botëror që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Kampionja olimpike triumfoi me waza-ari në çerekfinale ndaj xhudistes mongoleze, Khorlooodoi Bishrelt.

Një pikë në fillim të meçit i mjaftoi xhudistes kosovare të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria do të përballet me xhudisten nga Britania e Madhe, Chelsie Giles.

Giles është medaliste e bronztë e Lojërave Olimpike të Tokyos, kurse së fundmi u shpall kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco