Kosova me ‘pesë yje’ ndaj Qipros, siguron vendin e dytë në grup

Kosova me ‘pesë yje’ ndaj Qipros, siguron vendin e dytë në grup

22:45, 27/09/2022
A+ Aa A-

Në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës u zhvillua ndeshja e fundit e Grupit 2 të Ligës C të Kombeve mes Kosovës dhe Qipros.

“Dardanët” fituan me rezultatin e thellë 5-1, duke siguruar vendin e dytë në grup.

Muslija hapi serinë e golave në minutën e 22-të, ndërsa dyfishoi Rrudhani për të mbyllur 2-0 pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës, “Dardanët” tregojnë se janë në një ditë të mirë, duke shënuar edhe 3 gola të tjerë.

Rashani, dhe dy herë Vedat Muriqi thellojnë shifrat, teksa qipriotët realizojnë golin e nderit, për të fiksuar shifrat 5-1.

Me këtë fitore Kosova renditet në vend të dytë pas Greqisë, duke lënë pas Qipron dhe Irlandën e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco