Daja reagon pas humbjes 3-2 të Ballkanit me Slavian e Pragës: Mund t'i kishim shmangur golat që pësuam

Daja reagon pas humbjes 3-2 të Ballkanit me Slavian e Pragës: Mund t'i kishim shmangur golat që pësuam

22:06, 15/09/2022
A+ Aa A-

Ilir Daja pas ndeshjes së Ballkanit ka thënë që skuadra vendase e meritoi fitoren, por edhe skuadra e tij bëri një ndeshje të mirë, derisa ka thënë se golat e pësuar nga Slavia kanë mundur lehtë të shmangen.

“Shpresoj që në Prishtinë të kemi sa më shumë shikues dhe të vinë që t’i shohin të gjitha ndeshjet dhe ne do të përgatitemi më mirë në ndeshjen e radhës. 

Mund të them se golat që pësuam mund të ishin shmangur, nëse do ta mbanim topin në kontroll. Mos harroni kundërshtari pati raste të mira para se ne të shënonim. Arma e jonë më e fortë nuk funksionoi, pra posedimi. Kjo pasi ne shumë shpejt shënuam autogol dhe pësuam gola, pasi kalonim në avantazh”, tha trajneri Daja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco