Conference League/ Ballkani pëson humbjen e parë në grup

Conference League/ Ballkani pëson humbjen e parë në grup

20:50, 15/09/2022
A+ Aa A-

Dy gola nuk i mjaftuan Ballkanit për të marrë pikë në transfertën e vështirë çeke përballë Slavias së Pragës.

Kampionët e Kosovës u mposhtën 3-2 në duelin e dytë të grupit G në Conference League, aty ku garojnë edhe Sivasspor dhe Cluj.

Të pesë golat u realizuan në fraksionin e parë të sfidës. Ekipi i Ilir Dajës kaloi dy herë në avantazh me anë të Ermal Krasniqit dhe Meriton Korenicës, por skuadra çeke siguroi pikët maksimale falë autogolit të Stivi Frashërit dhe golave të Peter Olayinka dhe Masopust.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit në Superiore, ishte protagonist me golin e tij dhe asistin te goli i tretë i Slavias.

Pjesa e dytë dhuroi pak emocione. Slavia kërkoi golin e qetësisë, por u përball me pritjet e Stivi Frashërit.

Ndërkohë, Astrit Thaqi u largua me karton të kuq gjashtë minuta përpara fundit, duke lënë Ballkanin me dhjetë lojtarë.

Grupi G kryesohet nga Slavia dhe Sivasspor me nga 4 pikë, teksa Ballkani dhe Cluj numërojnë nga një pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco