Ndeshje e ‘çmendur’ në Pragë mes Slavias dhe Ballkanit, shënohen 5 gola në pjesën e parë

Ndeshje e ‘çmendur’ në Pragë mes Slavias dhe Ballkanit, shënohen 5 gola në pjesën e parë

19:44, 15/09/2022
A+ Aa A-

Ka përfunduar pjesa e parë në Pragë në “Eden” ku Slavia Pragës po fiton kundër Ballkanit me rezultat 3-2.

Stivi Frashëri (26’ autogol), Olayinka (34’) dhe Masopust (41) shënuan për Slavian kurse Ballkani dy herë kaloi në epërsi me golat e Ermal Krasniqit (23’) dhe Korenica (29’)

Një pjesë e parë me shumë gola që ka mundur edhe të fitohet nga kampioni kosovar nëse do të ishin paksa më të kujdesshëm në mbrojtje.

Slavia e filloi fuqishëm duke goditur shtyllën në minutën e 4 të ndeshjes, por më tej Ballkani dinte të dilte në sulm.

Të parët që shënuan ishin Ballkani në minutën e 23-të. Një aksion i mirë konkludoi me gol të Ermal Krasniqit me asistimin e Armend Thaqit.

Tre minuta më vonë Stivi Frashëri reagoi dobët nga goditja e Jurasek për të shkaktuar një autogol.

Por Ballkani do të kalonte përsëri në epërsi me golin e Korenicës në minutën e 29-të e ku u asistua nga Rrahmani.

Sllavia shënoi edhe dy gola për ta përmbysur skuadrën e Ballkanit me rezultat 3-2.

Olaynka shënoi golin e barazimin në minutën e 34-të kurse Masopust atë të epërsisë në minutën e 41-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco