Lajmi i fundit

LIVE/ 'Syri Digjital' me moderatorin Bled Marku

Tuchel tregohet i matur kur pyetet për konfrontimin me Conten gjatë dhe pas derbit

Tuchel tregohet i matur kur pyetet për konfrontimin me Conten gjatë dhe pas derbit

21:24, 14/08/2022
A+ Aa A-

Thomas Tuchel e ka komentuar pas ndeshjes konfrontimin që pati me Antonio Conten, pas derbit mes Chelseat dhe Tottenhamit.

Dy skuadrat nga Londra e mbyllën derbin me barazim 2-2, por vëmendja më e madhe ishte më pas te gjermani dhe italiani.

Pas ndeshjes, Tuchel është pyetur nga gazetarët se përse erdhi deri tek ai moment, gjermani pati një përgjigje interesante.

“Sdi si ta them. Ndjej se ishte një ndërhyrje e drejtë nga ai (Conte) dhe një ndërhyrje e drejtë nga unë”.

“Ne nuk e ofenduam njëri-tjetrin, nuk e goditëm njëri-tjetrin, ne po luftojmë për ekipet tona”, u shpreh Tuchel.

Tuchel nuk do të jetë në bankinën e Chelseat për ndeshjen ndaj Leeds United në xhiron e tretë, pasi së bashku me Conten pas përfundimit të ndeshjes u ndëshkuar me kartonë të kuq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco