FOTO+VIDEO/ Atmosfera fantastike në stadiumin 'Air Albania', goli i Zaniolo 'elektrizon' italianët

22:31, 25/05/2022
A+ Aa A-

Syri.Net ka siguruar pamje nga ndeshja Roma-Feyenoord në stadiumin 'Air Albania'. Teksa luhet finalja e Conference League, tifozët duken mjaft entuziastë.

Në minutën e 32-të Roma kaloi në avantazh me anë të Zaniolos. Goli i italianit bën që të shpërthejë “Air Albania” prej tifozëve italianë.

Kështu u mbyll pjesa e parë e ndjeshjes ndërsa tashmë mbetet për tu parë ç'do ndodhë në pjesën e dytë.

Tifozët e dy skuadrave kanë shkaktuar prej mbrëmjes së djeshme trazira në Tiranë. Konfrontimet me policinë nuk kanë munguar.

Urojmë që në përfundim të ndeshjes mos të ketë 'surpriza' të pakëndshme, pasi tifozëritë e skuadrave kudo ku shkojnë, janë mjaft problematikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco