Kosova publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e qershorit, përfshihen edhe prurjet e reja

Kosova publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e qershorit, përfshihen edhe prurjet e reja

15:10, 23/05/2022
A+ Aa A-

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.

Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor.

Grumbullimi i kombëtares për këto ndeshje fillon më 27 maj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco