VIDEO/ Vetëm 8 minuta në fushë, Edon Zhegrova shënon gol ‘magjik’

VIDEO/ Vetëm 8 minuta në fushë, Edon Zhegrova shënon gol ‘magjik’

17:11, 10/04/2022
A+ Aa A-

Vetëm 8 minuta në fushë i mjaftuan Edon Zhegrovës për të realizuar një gol magjik për Lille në përballjen ndaj Angers që përfundoi në barazim 1-1.

Shqiptari i Kosovës, u hodh në fushën e lojës në minutën e 66-të, duke zënë vendin e Dejvid, teksa skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 1-0.

Në minutën e 74-t, Zhegrova dhuroi spektakël, ku me një perlë të vërtetë nga jashtë zonës, e dërgoi topin në trekëndëshin e portierit kundërshtar, duke iu dhuruar 1 pikë kampionëve në fuqi të Lillës.

Ky ishte goli i dytë në kampionat për 23-vjeçarin, i cili kërkon një vend titullari te skuadra franceze.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco