U dhunua gjatë ndeshjes në kampionatin e Kosovës, publikohet fotoja e parë e Stivi Frashëri pasi del nga spitali

U dhunua gjatë ndeshjes në kampionatin e Kosovës, publikohet fotoja e parë e Stivi Frashëri pasi del nga spitali

22:47, 03/04/2022
A+ Aa A-

Portieri i FC Ballkanit, Stivi Frashëri, ka dalë nga spitali dhe gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, para pak çastesh ka postuar një fotografi bashkë me portierin shqiptar.

Image

Muharremaj tha se Frashëri do të kthehet edhe më i vendosur në fushë.

Ai dhe presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi, uruan që fitoret bashkë me lojtarët e klubit të vazhdojnë më tej.

“Stivi Frashëri, portieri i FC “Ballkani” do të kthehet edhe më i vendosur në fushë. Me Presidentin e Klubit Arsim Kabashin i uruam sonte, që fitoret bashkë me lojtarët e klubit të vazhdojnë më tutje. Secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave, dhe secili sportdashës është sonte me Stivin. Do të kthehemi me dashuri, me përkushtim, dhe me profesionalizëm për të qenë gjithmonë qyteti i kampionëve”, ka shkruar Muharremaj.

Kujtojmë se një ngjarje e shëmtuar ndodhi sot në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Gjithçka shkoi mirë deri në minutën 90+5, kur portieri i Gjilanit, Enea Koliçi, shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin në 1-1 dhe pastaj ky derbi mori hijeshi të keqe.

Tifozët e Gjilanit shpërthyen pas golit të barazimit. Përveç festës, ata u futen edhe në fushën e lojës dhe sulmuan brutalisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin.

Nga pamjet e publikuara, u pa se disa prej tifozëve e kapën nga fyti Frashërin dhe e shqelmuan direkt në kokë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Gazetën Express ka konfirmuar se tashmë janë arrestuar edhe tre persona tjerë që kanë qenë të involvuar në këtë incident dhe të cilët dyshohen se e kanë sulmuar fizikisht portierin Stivi Frashëri.

Deri tani numri i të arrestuarve është katër. Hashani gjithashtu ka paralajmëruar se Policia është duke punuar intensivisht për kapjen edhe të dyshuarve të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

MitrovicaIme05/04/2022 01:10

O jo me i kap po me ja tugit stadiumin qe kur te kalojn ngat ti me u dridh po sen si bani i kapni neprocedur te rregullt i lshoni ama bash hiq a ka terror tu i sill ne kry gollmanit kjo veq ne Kosove ndodh e per Gjilanin e kisha perjashtu nja 5 vjet prej futbolli krejt

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco