Lajmi i fundit

'Në Shqipëri për opozitën iraniane'/ Pompeo përgënjeshtron mediat e qeverisë

Lyon dhe Lille në garë për Edon Zhegrovën

Lyon dhe Lille në garë për Edon Zhegrovën

09:56, 14/01/2022
A+ Aa A-

Edon Zhegrova herë pas herë shfaq copëza të klasit të tij me fanellën e Basel në Zvicër.

Në këtë sezon, 22-vjeçarit i ka munguar vazhdimësia, megjithatë në tetë prezenca ia ka dalë të gjejë dy herë rrugën e rrjetës.

Këto statistika, por edhe talenti i treguar gjatë karrierës së tij, ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve franceze të Ligue 1, kampionëve në fuqi të Lille dhe Lyon.

Skuadra e Lille ka humbur në këtë merkato Jonathan Ikone, i cili u transferua te Fiorentina dhe shohin sulmuesin e Kosovës si njeriun e duhur për të mos humbur shkëlqimin në repartin ofensiv.

Lille është në pole position për të përfituar shërbimet e Zhegrovës, megjithatë nga ana tjetër, Lyon nuk është dorëzuar.

Me një start jo të mirë të kampionatit, ata kanë nevojën për të shtuar dozën ofensive dhe fantazinë, e Zhegrova i ka kartat në rregull për çka kërkohet.

Te Lyon, Zhegrova do të gjente edhe Xherdan Shaqirin, i cili ende nuk ka pasur impaktit e pritshëm.

Aktualisht, vlera e Zhegrovës në merkato sipas Transfermarkt është jo më shumë se dy milionë euro, teksa lojtari edhe një vit të mbetur në kontratë me Basel. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco