Barcelona nis vitin me fitore

Barcelona nis vitin me fitore

00:49, 03/01/2022
A+ Aa A-

Barcelona triumfoi me shifrat 1-0 ndaj Majorkës në fushën e kësaj të fundit.

Me një skuadër të mbushur me emra të rinj dhe zgjedhje të dyta për shkak të mungesave të shumë lojtarëve titullarë për dëmtime, pezullime e COVID, telashet e Çavit u zgjidhën nga një prej të padëshiruarve e që është me valixhe në dorë gjatë merkatos së janarit.

Në sfidën e cila nuk u shty edhe pse të dy palët bënë kërkesë, goli i vetëm u shënua në pjesën e parë nga Luk De Jong, një futbollist i afruar nga Kuman por të cilit i është bërë e qartë se në janar do t’i duhet të gjejë një sistemim tjetër.

Ai goditi shtyllën e më pas traversën, para se sfera të ndalej në rrjetë me tentativën e tretë duke i dhënë avantazhin katalanasve.

Një avantazh që ata arritën ta administronin mirë, duke mos u lënë hapësira vendasve.

Megjithatë, në fund u desh një mrekulli e Ter Shtegen që të evitonte një gol të sigurt dhe të ruante tre pikët që e ngjitin Barcelonën vetëm 1 pikë larg vendit të katërt që çon në Ligën e Kampioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco