UEFA publikon datat dhe oraret e ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

UEFA publikon datat dhe oraret e ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

14:01, 17/12/2021
A+ Aa A-

UEFA ka publikuar orarin e ndeshjeve për edicionin e tretë të Ligës së Kombeve, të cilat do të zhvillohen në qershor dhe shtator të vitit të ardhshëm.

Kombëtarja e Kosovës do ta nisë këtë edicion në Ligën C, si mysafire me ndeshjen kundër Estonisë ose Qipros, më 2 qershor.

Këto dy ekipe në muajin mars do të luajnë ndeshjen e ‘play-aut’-it dhe fituesi i këtij dueli do t’i vazhdojë garat në Ligën C, ndërsa humbësi në Ligën D.

Muaji qershor do të jetë i ngjeshur për “Dardanët”, pasi do të luajnë edhe tre ndeshje tjera.

Më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të presin Greqinë, kurse më 9 qershor do të luajnë kundër Irlandës së Veriut.

Ndeshjet e këtij muaji Kosova i mbyll si mysafire në duel me Greqinë, më 12 qershor.

Ndërkaq, në vjeshtë Kosova fillimisht luan si mysafire e Irlandës së Veriut, më 24 shtator dhe tre ditë më vonë në shtëpi pret Qipron ose Estoninë.

Fituesi i Grupit C2 do të promovohet në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco