Shqiptarët i japin fitoren Baselit në Conference League

Shqiptarët i japin fitoren Baselit në Conference League

18:47, 25/11/2021
A+ Aa A-

Baseli ka fituar me përmbysje ndaj Almatit me rezultatin 2-3, në ndeshjen e vlefshme për Conference League.

Protagonistë ishin Zhegrova dhe Kasami, të cilët realizuan nga një gol.

Baseli ngjitet në vendin e parë në Grupin H falë fitores së sotme.

Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami ishin heronjtë e zviceranëve, sepse me golat e tyre në pjesën e  dytë i dhanë fitoren Baselit.  

Zhegrova shënoi një supergol në minutën e 69-të, kurse Kasami në të 73’.

Baseli shkon në kuotën e 11 pikëve në Grupin H, teksa e ka siguruar kualifikimin në turin tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco