VIDEO/ Ronaldos i lëshojnë nervat, godet me shkelma mbrojtësin e Liverpool

VIDEO/ Ronaldos i lëshojnë nervat, godet me shkelma mbrojtësin e Liverpool

18:44, 24/10/2021
A+ Aa A-

Mançester Junajtid është duke humbur me rezultatin e thellë 0:5 nga Liverpool në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Premier League.

Në vetëm 45 minuta, ekipi mik shënoi katër herë në portën e “Djajve”.

Por, një veprim skandaloz ndodhi në minutën e 45+3, kur Ronaldon e lanë nervat.

Derisa ishte në një duel me anëtarin e Liverpoolit, Curtis Jones, portugezi filloi ta shqelmonte kundërshtarin.

Duke mos arritur t’i hiqte topin nga këmbët, pesë herë fituesi i Topit të Artë e shqelmoi lojtarin e talentuar të Liverpoolit.

Për këtë veprim, gjyqtari e ndëshkoi Ronaoldon me karton të verdhë, edhe pse rasti mund të ishte edhe për karton të kuq.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco