Bylbyl Sokoli 'zbulon' emrin e trajnerit të ri të Kosovës

Bylbyl Sokoli 'zbulon' emrin e trajnerit të ri të Kosovës

16:47, 14/10/2021
A+ Aa A-

Kombëtarja e Kosovës e ka liruar nga detyra me Kombëtaren e Kosovës ish-trajnerin, Bernard Challandes.

Kosova vendosi të ndërpresë rrugët me trajnerin Bernard Challandes, pas më shumë se tre vitesh e gjysmë, kështu drejtuesit e Federatës së Futbollit janë vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e 70-vjeçarit zviceran.

Emrat si Felix Magath, Roberto Carlos, Gianni de Biasi, Walter Zenga dhe Primoz Gliha kanë qarkulluar në media që nga dje.

E për të kuptuar se cili nga trajnerët i përshtatet mentalitetit të Kombëtares sonë, Gazeta Online Reporteri.net ka biseduar me profesorin dhe ish-trajnerin e njohur kosovar, Bylbyl Sokolin.

Sokoli fillimisht tha se trajneri, Felix Magath do të ishte një nga emrat më potencial që do të vinte pas Challandesit, por pa harruar të përmend edhe ish-futbollistët shqiptarë, Besnik Hasin dhe Ardian Kozinkun.

“Felix Magath është favori kryesor. Ne kombinim duhet të jenë edhe dyshja Besnik Hasi dhe Ardian Kozniku edhe pse nuk e di statusin e tyre rreth angazhimit a kanë kontratë me ndonjë klub. Por besoj se Magath do te jetë trajner i ri i Kosovës, kjo në bazë të raportimeve në medie”, tha fillmisht Sokoli.

Profa gjithashtu thotë se nga selektroi i ri pret të krijojë ambient të mirë dhe ta kontrollojë grupin e lojtarëve.

“Nga perzgjedhesi i ri pres, me vu rend, disiplinë me kriju ambient të mirë ne grup dhe ta kontrolloj grupin e lojtarëve”, tha ai.

Kujtojmë se Kosova ndeshjen e ardhshme e zhvillon me 14 nëntor ndaj Greqisë nën drejtimin e trajnerit të ri që pritet të vije.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco