Mund të marrë drejtimin e Kosovës, reagon De Biasi: Do të ishte...

Mund të marrë drejtimin e Kosovës, reagon De Biasi: Do të ishte...

19:35, 13/10/2021
A+ Aa A-

Giani De Biasi mund të kthehet të flasë shqip, por këtë radhë me përfaqësuesen e Kosovës.

Ish-trajneri i kuqezinjve, është i gatshëm të marrë drejtimin e “Dardanëve” që pasi të përfundojë kontrata e tij me Azerbajxhanin, e cila mbyllet pas një muaji dhe me shumë siguri nuk do të rinovohet.

Në një prononcim për “indeksonline”, De Biasi ka pranuar se është i gatshëm të marrë drejtimin e Kosovës, nëse i ofrohet kjo mundësi, por njëkohësisht ka bërë të ditur se nuk ka pasur kontakte direkte me FFK-në.

“Mbas një muaji më skadon kontrata me Azerbajxhanin, por nuk kam folur me FFK-në. Jam i hapur dhe do të ishte kënaqësi ta merrja drejtimin e Kosovës”, tha fillimisht ai, duke u ndalur më pas te shkarkimi i Challande.

“Më vjen keq për Challandes, sepse e njoh, por kështu është puna e trajnerit”, vijoi tekniku i cili drejtoi Shqipërinë në suksesin më të madh të historisë së saj, pjesëmarrjen në “Euro 2016”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco