Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Shkroi historinë më Shqipërinë, tani De Biasin e do Kosova

Shkroi historinë më Shqipërinë, tani De Biasin e do Kosova

17:36, 13/10/2021
A+ Aa A-

Kosova vendosi të ndërpresë rrugët me trajnerin Bernard Challandes, pas më shumë se tre vitesh e gjysmë dhe nga dita e sotme drejtuesit e Federatës së Futbollit atje janë vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e 70-vjeçarit zviceran.

Ndonëse është ende herët për të folur për emra konkretë, një ndër ata që po lakohet në orët e fundit, është ai i Giani De Biasit, trajner që shkroi historinë me Shqipërinë, duke e kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Europian.

Tekniku italian aktualisht është në krye të pankinës së Azerbajxhanit, por i skadon kontrata në muajin nëntor dhe palët nuk kanë ndërmend të rinovojnë, pasi edhe rezultatet e De Biasit nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive të azerëve.

Sipas Supersport, De Biasi është joshur nga ideja për të marrë drejtimin e Kosovës dhe u ka hapur dritën jeshile negociatave, që mund të nisin së shpejti mes palëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco