Muriqi i zhgënjyer: Nuk dhamë më të mirën në Suedi, synojmë tre pikët me Gjeorgjinë

Muriqi i zhgënjyer: Nuk dhamë më të mirën në Suedi, synojmë tre pikët me Gjeorgjinë

19:50, 11/10/2021
A+ Aa A-

Sulmuesi Vedat Muriqi ishte në krah të trajnerit Bernard Challandes, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Gjeorgjinë, ku ndër të tjera pranoi se skuadra nuk bëri një lojë të mirë në Suedi .

“Ndaj Suedisë nuk bëmë një ndeshje të mirë, pasi u ndëshkuam nga disa gabime tonat, megjithatë jemi gati të kthejmë faqe dhe të synojmë të marrim tre pikët. Atmosfera në grup është shumë e mirë dhe nuk është momenti për t’u marrë me kritika, por për t’u përqendruar te ndeshja e nesërme, ku na duhet të marrim tre pikët”, u shpreh sulmuesi i Dardanëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco