Challandes: Të eliminojmë gabimet që bëmë me Suedinë

Challandes: Të eliminojmë gabimet që bëmë me Suedinë

16:32, 11/10/2021
A+ Aa A-

Kosova do të përballet me Gjeorgjinë në kuadër të ndeshjes së shtatë në Grupin B për kualifikimet e Kampionatit Botëror "Katar 2022".

Dardanët do të jenë kundërshtar të Gjeorgjisë të martën me fillim nga ora 20:45, teksa Bernard Challandes ka folur për këtë sfidë.

Fillimisht tekniku zviceran foli për ndeshjen ndaj Suedisë, ku e pranoi se nuk është i kënaqur me paraqitjen që bën futbollistët në atë takim, por shpreson se ato gabime do t’i eliminojnë.

“Nuk mund të them se jam i kënaqur me paraqitjen që ka pasur ekipi ynë. Kemi biseduar me futbollistët dhe besoj e shpresojë që do t’i eliminojmë ato gabime që kemi pasur për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë”.

Trajneri zviceran ka folur edhe për gjendjen e sulmuesit Lirim Kastrati, duke thënë se ai është rikthim nga lëndimi dhe është i gatshëm për sfidën ndaj Gjeorgjisë.

“Sa i përket Lirim Kastratit është 100 për qind i gatshëm dhe është pjesë e ekipit për ndeshjen e nesërme”, tha Chllandes.

Kjo është ndeshja e dytë mes Kosovës dhe Gjeorgjisë, ku e para i takoi Dardanëve që fituan në udhëtim 0-1 me golin e Vedat Muriqit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco