Protagonist në golin e Lazio-s, flet Muriqi: I kemi merituar pikët, tani mendja tek derbi

Protagonist në golin e Lazio-s, flet Muriqi: I kemi merituar pikët, tani mendja tek derbi

21:53, 23/09/2021
A+ Aa A-

Vedat Muriqi komentoi barazimin 1-1 në Torino-Lazio, një ndeshje e vlefshme për javën e pestë në Serie A.

Sulmuesi kosovar, vendimtar në fund pasi fitoi penalltinë që më pas u konvertua në gol nga Immobile, deklaroi:  “Torino luajti në mënyrë shumë agresive. Por e dinim që do të përballonim një ndeshje të vështirë. I kemi merituar pikët e fituara në minutën e fundit dhe jemi të lumtur pasi një pikë është më mirë se asgjë”, tha ai pas sfidës.

“Tani mendja duhet të kthehet nga derbi, duhet të rikuperojmë pak energji, por po punojmë mirë në këtë aspekt dhe mundohemi të ndihmojmë njëri-tjetrin brenda ekipit. Jemi të përqendruar te sfida me Romën.

Nuk luajmë me topin në ajër dhe unë mundohem të ndihmoj shokët e mi edhe duke luajtur 5 apo 10 minuta pasi dua të jap gjithçka për këtë klub. Lazio është një skuadër që nuk mund të kënaqet me një pikë. Por siç e kam thënë në fillim, ajo është më mirë se asgjë. Jemi të lumtur që kemi bërë të paktën një pikë para derbit dhe tani duhet të punojmë edhe më shumë për të fituar ndeshjen e radhës”, tha Muriqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco