FOTO/ Kosovë-Spanjë, formacioni i mundshëm i ‘Dardanëve’

FOTO/ Kosovë-Spanjë, formacioni i mundshëm i ‘Dardanëve’

08:39, 08/09/2021
A+ Aa A-

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do përballet sot në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës me Spanjën për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

“Dardanët” do kenë disa mungesa, por objektiv mbetet rezultati pozitiv.

Lojtarët si Lirim Kastrati dhe Besar Halimi do mungojnë për shkak të dëmtimeve, ndërsa Visar Bekaj sepse doli pozitiv me COVID-19.

Dje trajneri Bernard Challandes konfirmoi se do luhet në mbrojtje, duke theksuar se Spanja nuk lejon mbajtjen e topit sepse bëjnë presion të madh.

Duke marrë parasysh deklaratën e teknikut zviceran, Kosova mund të luajë me skemën (3-5-2), teksa shpresohet te forma e mirë e Muriqit, për të shënuar dhe për të shpresuar në një rezultat historik.

Më poshtë mund të shihni formacionin e mundshëm të Kosovës.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco