Debati për kriteret e medaljeve/ Kosova në podium të ‘Tokio 2020’ në bazë të popullsisë

Debati për kriteret e medaljeve/ Kosova në podium të ‘Tokio 2020’ në bazë të popullsisë

10:01, 09/08/2021
A+ Aa A-

Përfunduan Lojërat Olimpike në Tokio, por kriteret e suksesit janë të diskutueshme. Ato promovojnë nacionalizma, mendon redaktorja e DW, Sarah Wiertz.

E njëjta lojë çdo herë: beteja për tabelën e medaljeve në Lojërat Olimpike - një disiplinë më vete.

Në ditën e fundit të Lojërave Olimpike 2020/21, SHBA-ja kaloi Kinën në renditjen zyrtare - një medalje ari më shumë se Republika Popullore e Kinës.

Por SHBA gjithsesi doli e para, bëhet fjalë për sasinë - domethënë numrin e të gjitha medaljeve - e në këtë klasifikim, ka madje shumë më tepër medalje sesa Kina.

Suksesi në Lojërat Olimpike është shpesh një çështje e numërimit dhe e perspektivës së atij që numëron.

Kush i përcakton kriteret për tabelën e medaljeve?

Kjo është një luftë e padenjë që duhet të hiqet nga programi olimpik. Sepse renditja e medaljeve pasqyron vetëm rezultatin, por jo edhe vet gjenezën dhe zhvillimin e një pozicionimi të suksesshëm.

Lufta për klasifikim të domosdoshëm provokon përdorimin e dopingut të kontrolluar nga shteti dhe preferon më shumë sportet individuale sesa ato ekipore. Ndërsa shtetet investojnë edhe më shumë para në disa sporte.

Po të vendosej në korelacion numri i medaljeve me numrin e banorëve dhe produktin kombëtar bruto të një vendi, atëherë do të kishim një tabelë krejt ndryshe.

Në vendin e parë do të ishin Xhamajka, Bahama apo Kosova.

Tabela e medaljeve mishëron idenë olimpike të përpjekjes për performancë sa më të lartë - por vetëm në kurriz të vlerave të tjera olimpike - atë të një festivali të përbashkët sportiv për të kapërcyer egoizmat kombëtarë, për të dhënë një kontribut për paqen dhe mirëkuptimin ndërkombëtar.

Kush përfiton nga pasqyra e medaljeve?

Por tabela e medaljeve përdoret nga disa kombe për të demonstruar fuqinë dhe forcën e tyre dhe për të qenë në gjendje të mbështesin sistemet e tyre politike me ndihmën e atletëve të suksesshëm.

Medaljet festohen si një arritje me rëndësi kombëtare. Forcohen nacionalizmat, që çojnë në shpërthime politike e ndonjëherë edhe në tragjedi personale.

Ekipi kinez i përzier i pingpongut ka kërkuar falje publikisht dhe me lot në sy, për fitimin "vetëm"  të medaljes së argjendtë. "Ne e kemi dëshpëruar ekipin", tha Liu Shiwen, ndërsa Xu Xin tha: "I gjithë vendi po e shikonte këtë finale. Mendoj se ekipi kinez nuk do ta pranojë këtë rezultat."

Presioni mbi atletët kinezë për shkak të aspiratave hegjemoniste të vendit ndoshta nuk ka qenë kurrë më i madh. E barra e pritjeve me gjasë do të shtohet, vetëm rreth gjashtë muaj para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore 2022, të cilat do të zhvillohen në Pekin. D.W.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco