Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Conference League/ Prishtina ‘poker’ ndaj kundërshtarit nga Uellsi

Conference League/ Prishtina ‘poker’ ndaj kundërshtarit nga Uellsi

20:09, 20/07/2021
A+ Aa A-

Prishtina arriti një triumf spektakolar në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke mposhtur me rezultatin 4-1, skuadrën uellsiane të Connah's Quay Nomads, në sfidën e parë të vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Heroi i kampionëve në fuqi të Kosovës, në këtë takim, ishte padyshim ish-futbollisti i Skënderbeut, Oto Xhon, i cili u fut në fushë në minutën e 28-të, teksa realizoi dopjetë në minutat 53 dhe 90+4’.

Një fitore bindëse kjo për bardheblutë, teksa sfida e radhës që do të zhvillohet pas një jave në Uells, me shumë gjasa do të jetë një formalitet për të konfirmuar kualifikimin në turin e tretë.

Bekteshi dhe Krasniqi ishin autorët e dy golave të tjerë për skuadrën e trajnerit Ramadani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco