FOTO/ Prishtina-Connah's Quay Nomads, formacionet zyrtare

FOTO/ Prishtina-Connah's Quay Nomads, formacionet zyrtare

17:30, 20/07/2021
A+ Aa A-

Prishtina do të nisë në orën 18:00 rrugëtimin në Ligën e Konferencës.

Pas eliminimit në raundin e parë të Champions-it, nga Ferencvaroshi i Myrto Uzunit, kampionët e Kosovës, do të përballen me skuadrën uellsiane, Connah's Quay Nomads, në sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Ekipi i drejtuar nga Zekerija Ramadani ka shanse të mira, ndonëse rivalët mbeten të rrezikshëm, pasi armën e tyre më të fortë kanë aspektin fizik.

Nëse bardheblutë e Kosovës kalojnë turin e dytë, atëherë në të tretin mund të përballen me fituesen e çiftit Bodo Glimt-Valur.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, bie në sy mungesa e Sabjen Lilajt, i cili nuk figuron as në stolin e rezervave, teksa Kristi Vangjeli dhe Gentjan Muça ndodhen në pankinë. Nga stoli do e nisë sfidën dhe Oto Xhon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco