Formacionet zyrtare/ Prishtina sfidon Ferencvaroshin në Champions, Uzuni udhëheq hungarezët

Formacionet zyrtare/ Prishtina sfidon Ferencvaroshin në Champions, Uzuni udhëheq hungarezët

17:08, 06/07/2021
A+ Aa A-

Në orën 18:00, në stadiumin “Groupama Arena” të Budapestit, do të luhet sfida mes hungarezëve të Ferencvaroshit dhe  Prishtinës, e vlefshme për ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Pasi kaluan me sukses dy kampionet e San Marinos dhe Andorrës, bardheblutë e Kosovës do të tentojnë të shkruajnë historinë. Përballë do të kenë Ferencavorshin ku luan edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni i cili sfidën e sotme do ta nisë si titullarë.

Hungarezët janë një ekip mjaft cilësor dhe me buxhet të lartë, teksa Prishtinës do t’i duhet në mrekulli që të kalojë në fazën tjetër.

Sa i përket formacioneve, trajneri Zekerija Ramadani ka vendosur të rreshtojë skuadrën me modulin 4-4-2, ku sulmi përbëhet nga Oto Xhon dhe Hoti. Ndërkohë në fushë do të jenë dhe 4 ish-futbollistë të Superiores, Geldi Mici, Sabien Lilaj, Oto Xhon dhe Besnik Krasniqi.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco